Kate Upton ishte dikur edhe zyrtarisht femra më seksi në botë. Për adhuruesit e saj, ajo vazhdon të jetë e tillë.
Me kalimin e kohës, Kate Upton ka humbur shkëlqimin dhe namin si femra më seksi në botë. Këtu kanë ndikuar edhe motrat Hadid, sidomos Gigi Hadid, e cila është modelja më e shtrenjt në treg aktualisht.
Kate, e cila ka pasur probleme të mëdha me peshën, ka arritur të konsolidohet dhe të ruaj pos lidhjes së saj, edhe formën trupore.
Megjithëse tash nuk është më në top formë dhe nëpër revista sikur dikur, ajo ka rikujtuar një kopertinë ku ka lënë gjurmë, bëhet fjalë për kopertinën e Vogue.
“Vajza amerikane e ëndrrave, si u bë Kate Upton supermodelja më e nxehtë e botës”, shkruan në kopertinën e revistës së dikurshme të Vogue.
Kate Upton është 25 vjeçare dhe është vajzë e prindërve Shelley dhe Jeff Upton. Ajo ka dy motra dhe një vëlla.
Ajo është në një romancë tash e sa kohë me Justin Verlander, një multi milioner i cili ka rrëmbyer zemrën e saj, por vet modelja nuk është rrëmbyer asnjëherë nga luksi. /Telegrafi/