Site icon Telegrafi

Kate Upton në përvjetorin e parë të martesës me dedikim emocional për bashkëshortin, Justin Verlander

Justin Verlander dhe Kate Upton (Getty Images)

Kate Upton ndihet femër e plotësuar dhe tejet e lumtur gjë që nuk e fsheh për asnjë moment këtë fakt duke e shfaqur nëpër media sociale.

Bukuroshja ka treguar javë më parë se si e kishte shpëtuar nga vetëvrasja, tashmë bashkëshortin Justin Verlanderin.

Pas një romance disamujore, çifti kishte kurorëzuar lidhjen me martesë dhe si fryt i saj, ata janë duke pritur të bëhen prindër të një fëmije.

Në ditën e shënuar në jetë, në përvjetorin e parë të martesës, biondina i ka dedikuar disa rreshta personit, me të cilin ka vendosur ta ndajë jetën.

“Ky vit ka qenë viti më i mirë i jetës sime! Ishte një fillim i çmendur me një fitore në World Series dhe fundjavën e dasmës më të mirë, ku u martova me mikun tim më të mirë dhe dashurinë e jetës sime”, pohoi biondina.

Lexo po ashtu Justin Verlander ishte në depresion, Kate Upton e shpëtoi atë nga vetëvrasja duke mos e lënë të hidhet nga ura

“Tani për të festuar dashurinë tonë dhe vitin e parë të martesës ne jemi duke u përgatitur që të mirëpresim një fëmijë në familjen tonë. Unë jam shumë e emocionuar të kaloj nëpër këtë rrugëtim të jetës me ty! Të dua shume! Gëzuar një vit, Justin Verlander”, ka shkruar ndër të tjerash Upton.

Ndryshe, Kate tashmë ka publikuar edhe disa imazhe teksa shihet me barkun e fryrë. /Telegrafi/

Exit mobile version