Telegrafi

Kate Upton kthehet aty ku e nisi, fansat mirëpresin rikthimin në Sports Illustrated (Foto)

Është e vërtetë, bukuroshja e preferuar amerikane, Kate Upton, do t’i zbukurojë përsëri faqet e revistës së famshme Sports Illustrated.

Biondja e famshme, e cila pëlqehet në masë të madhe, ka pozuar para aparatit të Yu Tsai në Fiji, ndërsa kjo është hera e pestë që ajo shfaqet në edicionin e përvitshëm të kësaj reviste.

Lexo po ashtu Kate Upton për të tretën herë nudo për “Sports Illustrated” (Foto)

Për herë të parë, Kate u shfaq në revistën e kostumeve të larjes në vitin 2011. Debutimi i saj mbresëlënës bëri që ajo të bëhej e famshme anekënd botës.

Ndërkaq, Upton vazhdoi të zbukuronte ballinën e Sports Illustrated edhe në vitet pasuese, transmeton Telegrafi. Vetëm si 22 vjeçare, ajo u përfshi në listën e 22 ikonave të revistës, së bashku me bukuroshe, si Heidi Klum, Christie Brinkley, Tyra Banks and Elle Macpherson.

Qëkur u bë e famshme me pozat me bikini, Kate u shfaq edhe në disa filma të rëndësishëm, duke përfshirë komedinë “The Other Woman”, krahas Cameron Diaz dhe Leslie Mann.

Ajo do të luajë edhe në filmin e ri, “The Layover”, një komedi që flet për dy shoqe, të cilat nisen në udhëtim së bashku. Mirëpo, kthimi i saj në ballinën e Sports Illustrated është pritur me entuziazëm nga fansat e shumtë të Upton.

Fansat e kanë mirëpritur kthimin e saj

“Isha shumë e gëzuar kur MJ kërkoi që të kthehesha sërish në revistë. Sidomos pasi tema e këtij viti është për femrat e cilësdo moshë dhe çfarëdolloj tipi është i pranueshëm. Ishte frymëzuese oferta që të jem prapë pjesë e revistës”, ka thënë Kate me këtë rast.

Më poshtë jua sjellim disa prej pozimeve ndër vite të Kate Upton për Sports Illustrated. /Telegrafi/