Telegrafi

Kate Upton dhe Justin Verlander bëhen prindër, modelja sjell në jetë një vajzë

Justin Verlanderdhe Kate Upton (Foto: Ezra Shaw/Getty Images/Guliver)

Kate Upton dhe Justin Verlander mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku të mërkurën, më 7 nëntor.

Modelja e njohur amerikane solli në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Genevieve.

Çifti njoftuan ardhjen në jetë të vajzës së tyre të vogël përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, të shtunën më 10 nëntor.

Kate Upton dhe bashkëshorti i saj, Justin Verlander (Foto: Rachel Murray/Getty Images/Guliver)

Ata vendosën ta bëjnë të ditur disa ditë më pas ardhjen në jetë të vajzës, në mbishkrimin e së cilës kanë shkruar emrin e saj.

“Genevieve Upton Verlander 11.7.18”, ka shkruar Kate Upton në Instagram.

Verlander postoi një fotografi të çiftit, ku shfaqeshin teksa mbanin dorën e tyre e vajzës së tyre të vogël.

“Mirë se vjen në botë Genevieve Upton Verlander. Ti vodhe zemrën time që në sekondat e parë që të takova, 2018/11/07”, ka shkruar ai në Instagram.

26-vjeçarja dhe lojtari i bejsbollit, u njoftuan se Upton ishte shtatzënë në korrik. /Telegrafi/

Justin Verlander dhe Kate Upton (Foto: Bob Levey/Getty Images/Guliver)