Telegrafi

Kate Upton, Britney Spears dhe Emma Watson më të bukurat në botë

Kate Upton, Britney Spears dhe Emma Watson, janë gratë më të bukura në botë sipas klasifikimit të Wap-Mag.com.

Sociologu Alejandro Gastón Jantus Lordi de Sobremonte tha se janë marrë parasysh parametrat e bukurisë moderne, të pamjes, elegancës dhe nivelin e vlerësimit nga ana e publikut.

Në podium mbërrijnë bukuri që arrijnë në zemrën e personave, si këngëtare e aktore. Por jo vetëm. Në vendin e parë është modelja amerikane Kate Upton, protagoniste e “Sports Illustrated Swimsuit Issue” ose e GQ, si dhe për videot provokuese që kanë mbipopulluar në YouTube. Vend i dytë i shkon Britney Spears, edhe ajo amerikane, një nga këngëtaret më të mëdha të popit në Hollivud.

Në vendin e tretë Ema Watson. Vendi i katërt i përket aktores amerikane, Kaley Cuoco, i pesti për Jennifer Lawrence, i gjashti për modelen greke Georgia Salpa, e ndjekin në vendin e shtatë supermodelja e re Kendall Jenner dhe prezantuesja britanike Kelly Brook.

Më pas është radha e aktores britanike Michelle Keegan dhe e prezantueses televizive britanike Caroline Flack. Në listë edhe këngëtarja amerikane Ariana Grande dhe modelja e aktorja britanike Lucy Mecklenburgh.

Britney Spears

Kate Upton

 

Emma Watson