Kate Middleton ka qenë hiti i kësaj vere, duke pushtuar stilin veror të këtij viti me kombinimet e saja fantastike.
Por Dukesha e Kembrixhit, të mërkurën është shfaqur me një stil tjetër unik gjatë vizitës së saj shtetërore në Gjermani.
Në Rezidencën e Ambasadorit në Berlin, Kate ka debutuar me një fustan të ndritshëm të kuq, nga shtëpia britanike e modës Alexander McQueen.
Në foto mund të shihet se Dukeshës padyshim i ka pëlqyer fustani i saj i cili ia shfaqte shpatullat, e kjo mund të shihet në buzëqeshjet e saja. /Telegrafi/