Spekulimeve për “zhdukjen” misterioze të Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, si duket iu erdh fundi, pasi siç raporton DailyMail ajo u pikas gjatë fundjavës në një dyqan lokal fermash.
Kjo thuhet të jetë paraqitja e saj publike, pas kaq muajsh edhe pasi iu nënshtrua një operacioni të planifikuar abdominal.
Princesha e Uellsit nuk ishte vetëm dhe në krah kishte edhe bashkëshortin e saj Princin William dhe dyshja thuhet se vizituan një nga pikat e tyre të preferuara, rreth një 1.6 kilometra nga shtëpia e tyre Adelaide në Windsor.
Çifti siç duket kishin ndjekur aktivitetet sportive të tre fëmijëve të tyre.
Kate, dukej e ‘lumtur, e shëndetshme dhe e relaksuar’, sipas një dëshmitari që i kishte parë aty.
“Pas gjithë atyre thashethemeve që kanë qarkulluar, isha i befasuar kur i pashë aty. Kate kishte dalë për të blerë me princin William dhe dukej e lumtur dhe me shëndet të mirë.
Nuk ka asnjë fotografi për paraqitjen e tyre në publik, pasi çifti dëshiruan respektimin e privatësisë. /Telegrafi/