Dukesha e Kembrixh-it mori vëmendje të madhe teksa arriti në varrimin e Dukës së Edinburgut në bizhuteritë e Madhërisë së saj (Mbretëreshës Elizabeth II).
Kate Middleton, 39 vjeçe, e cila gëzonte një marrëdhënie të mirë me gjyshin e burrit të saj, kishte veshur perlat e Mbretëreshës të shoqëruara me vathë margaritarësh – të dy nga koleksioni personal i Madhërisë së saj – me një maskë të zezë dhe kapelë në pjesën e përparme të kokës ndërsa po shkonte në Windsor me bashkëshortin e saj, Princin William.
Gjerdani ishte vënë për herë të parë nga Kate në ceremoninë e organizuar për 70 vjetorin e martesës së Mbretëreshës dhe Princit Filip në Windsor në 2017, dhe nga vjehrra e saj e ndjerë, Princesha Diana në 1982.
Mbretëresha ia huazoi Dianës, e cila i pëlqente perlat, për një aheng të realizuar nga Mbretëresha Beatrix dhe Princi Claus i Holandës në Hampton Court Palace gjatë vizitës së familjes mbretërore holandeze në Mbretërinë e Bashkuar – një nga angazhimet e saj të para mbretërore një vit pas martesës me Princin Charles.
Mbretëresha kërkoi që gjerdani të bëhej nga ‘perlat më të bukura’, të cilat njëherësh ishin dhuratë nga qeveria japoneze. Ka katër fije margaritarë me një kapëse diamanti të lakuar.
Mbretëresha mbante gjerdanin në vitet 1980 dhe 1990 dhe në një darkë duke festuar 70 vjetorin e lindjes të ish-kryeministres Margaret Thatcher në Londër në 1995.
Kate dhe Princi Philip gëzonin një marrëdhënie të mirë, me Princin William duke thënë se ishte mirënjohës që Kate, e cila u martua në familjen mbretërore në 2011 pasi u takua me William gati një dekadë më parë, kishte ‘shumë vite’ për të njohur gjyshin e tij.
William do ta shohë Princin Harry për herë të parë pas një viti, megjithëse nuk ruajnë raporte të mira pas intervistës së Dukës për Oprah Winfrey.
Në anën tjetër, Meghan Markle ka deklaruar se nuk do jetë pjesë e ceremonisë së varrimit të Princit Filip. /Telegrafi/