Duka dhe Dukesha e Kembrixhit e kanë përshëndetur turmën e njerëzve, të cilët ishin mbledhur jashtë një shkolle në Oslo gjatë mëngjesit të së premtes.
Shkolla ka qenë lokacioni i programit të suksesshëm televiziv norvegjez ‘Skam’, transmeton Telegrafi.
Kate, e cila është rreth gjashtë muajsh shtatzënë dhe po e pret fëmijën e tretë, është shfaqur magjepsëse në pallton e saj të firmës ‘Dolce & Gabbana’.
Pallton e kishte kombinuar me aksesorët e saj klasikë me ngjyrë të zezë – pra me taket e zeza, dorëzat dhe çantën e dorës të firmës ‘Mulberry’.
Vlen të ceket se Kate Middleton vlerësohet si ikonë e modës, e cila ka një stil tejet elegant.
Ndryshe, gjatë ditës së fundit të tyre në Norvegjezi, çifti do të ketë drekë private me Princin dhe Princeshën në Skaugum. Ata pastaj do të bëjnë një shëtitje të shkurtër në muzeun Holmenkollen. /Telegrafi/