Site icon Telegrafi

Kate Middleton rikthen në modë fustanin e preferuar të verës së kaluar

Fustani është në gjatësi nën gju dhe krijon një siluetë tipike mbretërore

Kate Middleton takoi disa familje të përfshira në Tiny Happy People – platformë e re e BBC Education që ofron mbështjetje për prindërit e fëmijëve të moshës 0-4 vjeç.

Për daljen e saj, ajo zgjodhi një fustan me polka-dots nga stilistja e saj e preferuar britanike, Emilia Wickstead.

Referuar Google Trends (via WhoWhatWear), gjatë këtyre pesë viteve të fundit, “veshjet polka-dots” e kanë patur kulmin në korrik të 2019-s.

Në fakt, polka-dots nuk janë ndonjë gjë e re, përkundrazi është një trend që ikën e vjen dhe me miratimin e dukeshës, do t’i rikthehemi sërish.

Exit mobile version