Site icon Telegrafi

Kate Middleton në vetizolim pasi kishte kontakt me një të infektuar me COVID-19

Kate Middleton është vetizoluar pasi kishte rënë në kontakt me dikë që rezultoi pozitiv për COVID-19.

Sipas revistës People, Dukesha e Kembrixhit, 39 vjeçe, ishte bashkuar me burrin e saj, Princin William, 39 vjeç, në një kishë dhe një ndejë pasuese në Pallatin Buckingham të hënën.

Një zëdhënës i pallatit theksoi në një deklaratë se,”Javën e kaluar, Dukesha e Kembrixhit ka rënë në kontakt me dikë që rezultoi pozitiv me COVID-19. Ajo nuk ka ndonjë simptomë, por po ndjek udhëzimet dhe është izoluar në shtëpi”.

Kate Middleton (Foto: AP)

Më 28 maj, nëna e tre fëmijëve bëri një postim në rrjete sociale duke treguar se ka marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID.

Sipas udhëzimeve për coronavirusin në Mbretërinë e Bashkuar, Middleton duhet të izolohet në shtëpi për 10 ditë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kate Middleton

William thuhet se doli pozitiv vetëm disa ditë pasi babai i tij, Princi Charles, u infektua në fund të marsit të vitit të kaluar.

Kate Middleton (Foto: Getty Images)

Një burim shtoi se Duka i Kembrixhit, i cili është i dyti në radhë për fronin, ‘u godit shumë rëndë nga virusi’.

Sikurse Kate, edhe William ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër virusit vdekjeprurës. /Telegrafi/

Kate Middleton (Foto: Getty Images)
Exit mobile version