Kate Middleton duket se la të kuptohet se nuk ka asgjë të keq mes saj dhe kunatës Meghan Markle të hënën, disa orë pasi Dukesha e Sussex foli për një incident të përlotur midis kunatave gjatë intervistës së saj me Oprah Winfrey.
Për një telefonatë me video me Jasmine Harrison për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Dukesha e Kembrixhit, vuri një palë vathë që kanë një gur të çmuar rozë të quajtur ‘rhodochrosite’.
“Këta vath paraqesin një kristal shërues me zemër rozë që rrezaton dashuri, dhembshuri dhe ndjenja të mira rreth e rrotull”, thuhet në përshkrimin e produktit të stilit.
Nuk është hera e parë që Middleton është vërejtur në këto vathë, ajo fillimisht i vendosi për një angazhim publik në Londër me Princin William në shtator, ndërsa i vendosi për një tjetër paraqitje tjetër virtuale në shkurt.
Ndryshe, gjatë intervistës me Winfrey, e cila u transmetua të dielën mbrëma, Dukesha e Sussex hodhi poshtë raportet se ajo “e bëri Kate të qajë” ditë para dasmës së saj 2018 me Princin Harry, duke thënë “ndodhi e kundërta” dhe se “të gjithë në institucion e dinin nuk ishte e vërtetë”. /Telegrafi/