Sa herë dalin në publik, gratë e familjes mbretërore nuk shfaqen kurrë me xhevahire magjepsëse, me shkëlqime të mëdha – ju e dini që një pjesë e tyre kanë kaluar brez pas brezi
Catherine, Dukesha e Cambridge, është, pa dyshim, një ikonë stili, por një nga aksesorët që ajo mban gjithmonë, është, në fakt, ndër më delikatet: “grupi i unazave të dasmës”.
Që nga dasma e saj në vitin 2011, Kate mban në gishtin e unazës unazën me gur safiri dhe unazën e fejesës me diamantin që më parë i përkiste vjehrrës së saj të ndjerë, Princesha Diana.
Sipas Vogue, unaza është prej ari uellsian, 18 karat: një bizhuteri e thjeshtë, tradicionale dhe shumë elegante në thjeshtësinë e saj.
Mbretëresha e ardhshme ecën në gjurmët e shumë grave bashkëkohore dhe grave mbretërore në histori, duke mbajtur unazën e fejesës dhe një unazë martese në të njëjtin gisht.
Grupi i unazave që mban Kate në dorë është pak ndryshe unazave që mund të mbani ju. Për gati një shekull, unazat e familjeve mbretërore janë bërë prej ari të rrallë, të pastër uellsian nga një minierë specifike: miniera e artë e Clogau St. David.
Uebfaqja e kompanisë shpjegon se “kjo traditë u themelua nga Nëna Mbretëreshë, atëherë Lady Elizabeth Bowes-Lyon, në martesën e saj me Dukën e York-ut, më 26 prill 1923.”
Në vite, që nga dasma e prindërve të mbretëreshës Elizabeth, gati të gjitha dasmat mbretërore kanë përfshirë një grup unazash të punuara nga ari uellsian dhe nga e njëjta minierë. Vetë Mbretëresha mban në dorë disa unaza të prodhuara nga ky ar i veçantë që nga dasma e saj në vitin 1947 me Princin Filip.
Gratë e tjera mbretërore që kanë mbajtur në duar unaza të punuara nga ari uellsian janë; motra e Mbretëreshës Princesha Margaret, vajza e Mbretëreshës, Princesha Anne, Princesha Diana, Camilla, Dukesha e Cornwall dhe vetë Kate.
Kate mban në gisht unazën e martesës, të fejesës, por edhe një unazë tjetër të tretë.
Hello! ka shtuar se Dukesha ka në gisht edhe një unazë ari të përjetshme, me diamante, së bashku me unazën e fejesës dhe të martesës. Kjo është unaza që Princi William i ka dhuruar Kate me rastin e lindjes së djalit të tyre të parë, Princit George, në vitin 2013.
Kohët e fundit, edhe Meghan Markle mori një unazë prej ari nga Wellsi, kur u martua me Princin Harry, në pranverën e vitit 2018. /Telegrafi/