Pas disa javësh me thirrje në Zoom, Dukesha e Kembrixhit është rikthyer të kryejë personalisht detyrat e saj mbretërore.
Nëna e tre fëmijëve zgjodhi një veshje të rehatshme për një vizitë në kopshtin Norfolk Fakenham.
Middleton kishte veshur një jelek nga Fjallraven, xhinse të zeza, atlete jeshile nga Superga, dhe një nga këmishat e saj nga Jaeger (ajo së e pari kishte veshur në publik në Chelsea Flower Show në 2019), ajo pamjen e përfundoi me stilin e flokëve të saj gjysmë të kapura, gjysmë të lëshuara.
Kate përndryshe gjithmonë e ka vëmendjen e të gjithëve kur bëhet fjalë për modën, pasi shpesh me veshjet e saj ajo cakton se cilat janë trendet e radhës. /Telegrafi/