Telegrafi

Kate Middleton është shtatzënë, pret fëmijën e tretë

Princi William dhe Kate Middleton do të bëhen sërish prindër.

Dukesha e Cambridge është shtatzënë dhe është në pritje të fëmijës së tretë – kanë njoftuar nga pallati Kensington.

Ata tashmë janë prindër të dy fëmijëve, princit George dhe princeshës Charlotte.

Në njoftim thuhet se mbretëresha Elizabeth II dhe pjesëtarët e të dyja familjeve janë shumë të lumtur me lajmin e gëzuar.

Lexo po ashtu Para dhe pas 20 viteve: Dy vëllezër të bashkuar që kujtojnë përjetësisht të ëmën e tyre, Princeshën Diana (Foto)

Kate të hënën e anuloi pjesëmarrjen në qendrën e fëmijëve Hornsey Road në Londër, pasi ka hyperemesis gravidarum (një gjendje e rëndë e mundimit të mëngjesit te gratë shtatzëna), ngjashëm siç ka pasur edhe në dy shtatzënitë e mëparshme. /Telegrafi/