Princi William dhe Kate Middleton do të bëhen sërish prindër.
Dukesha e Cambridge është shtatzënë dhe është në pritje të fëmijës së tretë – kanë njoftuar nga pallati Kensington.
Ata tashmë janë prindër të dy fëmijëve, princit George dhe princeshës Charlotte.
Në njoftim thuhet se mbretëresha Elizabeth II dhe pjesëtarët e të dyja familjeve janë shumë të lumtur me lajmin e gëzuar.
Kate të hënën e anuloi pjesëmarrjen në qendrën e fëmijëve Hornsey Road në Londër, pasi ka hyperemesis gravidarum (një gjendje e rëndë e mundimit të mëngjesit te gratë shtatzëna), ngjashëm siç ka pasur edhe në dy shtatzënitë e mëparshme. /Telegrafi/