Kate Middleton për momentin është në tur mbretëror në Norvegji dhe Suedi me burrin e saj princin William.
Dhe Dukesha e Kembrixhit, e cila pritet ta lindë fëmijën e tretë në prill të 2018’ës, ka shkëlqyer me dukjen e saj.
Në ditën e dytë, Kate, 36 vjeçe, është shfaqur në një pallto me ngjyra bardh e kuq.
Nën pallto ajo kishte veshur një fustan të bukur nga Alexander McQueen.
Ndër tjerash ajo kishte veshur dorëza, dhe kishte mbajtur një çantë dore të firmës ‘Chanel’. /Telegrafi/