Site icon Telegrafi

Kate Middleton dominon sërish lozhën në Wimbledon: Ngjyra e kompletit është esenca e femërores

profimedia

Kate është dëshmi e gjallë që eleganca nuk është sinonim i monotonisë, por i femërores dhe shkëlqimit

Një grua që i përshtatet plotësisht titullit që mban me karakterin, pamjen, sjelljet dhe stilin e modës, një princeshë e vërtetë, ashtu siç lexonim dikur si fëmijë, Kate Middleton nuk i anashkalon ngjarjet e rëndësishme.

Shpesh pyesim veten se si arrin të jetë e pranishme në të gjitha ngjarjet nga pasarelat në pallatet e shtetarëve të ndryshëm të botës, nga pallati në terrenet sportive…

Familja mbretërore po ndjek nga afër turneun e tenisit të sivjetmë dhe si gjithmonë, më së shumti vëmendjen e tërheq princesha e bukur e Wellsit, transmeton Telegrafi.

Kate u shfaq në një kostum të thjeshtë dhe të sofistikuar me një prerje klasike që theksonte linjën e saj të hollë.

Një fjongo lejla, një palë vathë me perla, një byzylyk floriri dhe një unazë diamanti e nxorën më tej këtë kombinim të modës.

Për të thyer paletën e ngjyrave pastel, Kate mbante syze të zeza.

Flokët e rregulluar, pak grim dhe një buzëqeshje e madhe në fytyrën e saj janë shenja dalluese e kësaj femre frymëzuese.

Dhe, sa ju pëlqen ky kombinim mode? Na shkruani në komente.

/Telegrafi/

Exit mobile version