Të hënën, Meghan Markle dhe Princi Harry arritën të parët, të ndjekur pothuajse menjëherë nga Princi William dhe Kate Middleton.
Për dallim nga viti i kaluar, ku të dy çiftet iu bashkuan Mbretëreshës Elizabeth për një procesion ndërsa hynë në shërbim, secili çift arriti individualisht dhe shkoi direkt në vendet e tyre.
Të dy dukeshat zgjodhën ngjyra të ndritshme për ceremoninë e këtij viti, me shumë mundësi që herën e fundit që do të shfaqen në publik së bashku për disa kohë, transmeton Telegrafi.
Meghan kishte veshur një fustan të gjelbër me një copë në shpatull nga Emilia Wickstead dhe një beretë që mbështillej me tyl nga William Chambers, ndërsa Kate kishte veshur një fustan me ngjyrë të kuqe të thellë nga Catherine Walker dhe një kapelë tradicionale me detaje lulesh.
Më poshtë gjeni pamjet e dy dukeshave dhe princave:
/Telegrafi/