Telegrafi

Kate Middleton bëri paraqitjen e parë publike pas më shumë se një muaji

Princesha Kate Middleton është parë sot duke shkuar në kishë sot me Princin William dhe Princin George.

Kate, bëri paraqitjen e saj të parë publike në më shumë se një muaj, derisa doli me familjen e saj për shërbimin e së dielës në Kishën Crathie, në Aberdeenshire, Skoci, shkruan The Sun.

Ajo ishte ulur në sediljen e pasagjerit, derisa Princi William ishte pas timonit të Range Rover Defender.

Foto: Kate Middleton / The Sun

Princesha Kate kishte veshur një pallto kafe të çelur të shoqëruar me një kapele me pupla, derisa William zgjodhi një kostum të sofistikuar marine.

Foto: Princi William / The Sun

Dyshja dukeshin të relaksuar dhe të buzëqeshur derisa iu bashkuan edhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore. /Telegrafi/

Foto: Kate dhe William / The Sun