Princesha e Uellsit, Kate Middleton, mori pjesë në ngjarjen e saj të parë të madhe me familjen mbretërore në “Festival of Remembrance” në “Royal Albert Hall” të Londrës, i cili u organizua për nder të shërbimit dhe sakrificës së Forcave të Armatosura Britanike dhe të Komonuelthit.
Kjo ngjarje, e mbajtur çdo vit nën kujdesin e Legjionit Mbretëror Britanik, ka një kuptim të thellë emocional dhe bashkon të gjithë anëtarët e familjes mbretërore britanike.
Kate ishte në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Princit William, në këtë moment të veçantë.
Prince William & Princess Catherine arrive at Royal Albert Hall for the ‘Festival of Remembrance’ 2024 ❤️ #PrinceWilliam #PrincessCatherine pic.twitter.com/TDm4IpJVfd
— The King’s Guards Channel (@TheKingsGuardsX) November 9, 2024
Paraqitja e Kate në publik është veçanërisht e rëndësishme, pasi shënon ngjarjen e saj të parë të madhe me familjen mbretërore që kur ajo postoi një video më 9 shtator se kishte përfunduar kimioterapinë.
Kujtojmë se Princi William së fundmi ka treguar për mediat se ky vit ka qenë ndoshta më i vështiri në jetën e tij, ku ka folur për gruan dhe mbretin Charles.
Pas kancerit të prostatës së mbretit Charles dhe diagnozës së Princeshës Kate Middleton, princi foli hapur për jetën e tij për Daily Mail.
Ai ishte në një vizitë zyrtare në ‘Cape Town’ në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në një intervistë emocionuese tha se muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për të.
Megjithatë, zbuloi se Kate dhe Mbreti Charles tani po ecin mirë dhe se ai është krenar sepse ata “i kanë luftuar betejat e tyre shëndetësore me kaq dinjitet dhe guxim. /Telegrafi/