Finalja e Wimbledonit e mbajtur në Center Court të lagjes së famshme në Londër i pa shumë fytyra prominente në tribuna.
Ndër shumë personalitete ishin prezent edhe çifti mbretëror, Kate Middleton dhe Princi William.
Dukesha e Cambridge në disa çaste shihet duke përkëdhelur dhe duke shfaqur dashurinë ndaj bashkëshortit të saj princ.
Në rrjetet sociale ata u komentuan pozitivisht nga adhuruesit e tyre në Britani, duke qenë se janë prej çifteve më të dashura në ishull.
Në këtë finale u përballën Roger Federer dhe Marin Cilic, ku triumfoi Federer duke fituar grand slam turneun e 19-të. /Telegrafi/