Site icon Telegrafi

Kate Beckinsale nuk e ka takuar vajzën e saj për dy vite

(Foto: Daily Mail)

Aktorja Kate Beckinsale ka treguar se nuk e ka takuar vajzën e saj, Lily Mo Sheen, për dy vjet për shkak të pandemisë së COVID-19.

Gjatë një emisioni televiziv, aktorja ka rrëfyer kishte qëndruar e ndarë nga vajza 22 vjeçare për dy vite.

“Nuk e kam parë vajzën time gjatë pandemisë dhe izolimit dyvjeçar. Po ashtu, unë shkova në Kanada për punë dhe ajo nuk mund të më takonte”.

(Foto: WENN/Instagram)

“Të mos e shohësh fëmijën për dy vite, është makthi më i keq që mund të kesh”, ka rrëfyer Beckinsale.

Lexo po ashtu Nëna të famshme që duken më shumë si mikesha të bijave të tyre

Ajo deklaroi se sigurisht se kanë mbajtur lidhje përmes aplikacioneve të ndryshme, por padyshim se takimi i parë pas asaj periudhe ishte i çuditshëm.

“Ajo bëri filmin e saj të parë vitin e kaluar, duke luajtur vajzën e Nicolas Cage. Është shumë e frikshme. Unë doja që ajo të bëhej mjeke dhe pastaj ndodhi kjo”. /Telegrafi/

Exit mobile version