Trupat e viktimave që janë gjetur pas përmbytjeve katastrofike që “fshinë” një pjesë të qytetit port Derna në lindje të Libisë, janë varrosur në varrezat masive.
Të paktën 2.300 persona humbën jetën kur shpërthimi i digave bëri që të krijohet një lloj cunami duke goditur Derna, si pasojë e stuhisë Daniel që goditi vendin, transmeton Telegrafi.
Varrezat masive u hapën nga ekskavatorë dhe viktimat u futën nëpër thasë dhe u varrosën së bashku. Në anën tjetër mbi 10 mijë persona po konsiderohen si të zhdukur, ndërsa numri i të vdekurve pritet të jetë akoma më i madh.
A truck filled with bodies, and the search for the missing is ongoing. Libya urgently needs international intervention. The situation in the city of Derna and sosa is tragic !!#pray4Libya #Libya #iPhone15 #انقذوا_الشرق_الليبي
— balo (@iqbalTheG) September 13, 2023
Mohammed Qamaty, vullnetar në Derna, ka thënë se ekipet e shpëtimit akoma janë duke kërkuar viktimat dhe të mbijetuarit e mundshëm.
“I bëjmë thirrje të gjithë libianëve të rinj, që kanë diplomë apo çfarëdo trajnimi medicinal të na dalin në ndihmë. Na mungojnë infermieret”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.
Another natural disaster strikes in North Africa, violent storms destroy dams causing mass flooding in Libya 🇱🇾 💔
Some 2000 people feared drowned.
Thoughts and prayers for this great people and their damaged nation. #Libya #LibyaFloods pic.twitter.com/GnXnz730fx
— Robert Carter (@Bob_cart124) September 12, 2023
Një video amatore e filmuar gjatë natës të dielën mbrëma shfaq ujin që mbulon Dernan, qytet ky me rreth 100 mijë banorë – si dhe veturat me shoferë që tentonin t’i luftonin rrymat e ujit.
E në mëngjes u zbulua dëmi katastrofik i shkaktuar – ku rrugët u mbuluan me rrënoja dhe baltë dhe vetura të rrokullisura. /Telegrafi/