Site icon Telegrafi

Katari tregon kushtet për lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës

Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit, tha se pa pak paqe në Gaza, lirimi i pengjeve izraelitë të mbajtur atje nuk do të jetë i mundur.

“Çdo lirim i pengjeve do të lidhet me njëfarë paqeje që do të lejojë që lirimi i tyre të jetë i mundur, gjë që nuk e kemi parë për një kohë të gjatë”, tha Majed Al Ansari, një zëdhënës i ministrisë së Katarit, transmeton Telegrafi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar thirrjet nga SHBA për të ndalur përkohësisht ofensivën në Rripin e Gazës, për të lejuar ndërmjetësimin në lirimin e më shumë se 240 pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi një muaj më parë.

Lexo po ashtu Tha se në opsion është hedhja e bombës bërthamore në Gazë, kryeministri izraelit pezullon ministrin e kabinetit të tij

“Izraeli nuk do t’i ndalë sulmet derisa pengjet të lirohen”, tha Netanyahu.

Katari, në koordinim me SHBA-në, po ndërmjetëson bisedimet midis Hamasit dhe zyrtarëve izraelitë për lirimin e pengjeve.

Që nga 7 tetori, Izraeli ka përshkallëzuar sulmet në Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2.3 milionë banorë, dhe mbrëmë sulmoi nga ajri, deti dhe toka.

Katari, i kritikuar për shkak se ishte shtëpia e zyrtarëve të lartë të Hamasit, tha se prania e grupit në Doha ishte një kanal për paqen. /Telegrafi/

Exit mobile version