Kalanuia ka shpallur pavarësinë prej shtetit të Spanjës dhe kjo mund të ndikojë edhe në fushën e sportit.
Athletic Bilbao dhe Barcelona pritet të takohen ditën e shtunë në kuadër të xhiros dhjetë të La Ligas.
Mediat spanjolle kanë raportuar se pavarësia e rajonit të Katalunisë do të bëjë që skuadrat prej këtij vendi të largohen nga ligat elitare spanjolle.
Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle “Marca” se ky skenar absolutisht është antikushtetues, i bazuar në një referendum të paqëndrueshëm dhe pa të besueshëm.
Kjo do të bëjë që pavarësia e vetëshpallur nuk do të jetë e vlefshme dhe ndeshjet do të luhen ashtu siç ishin planifikuar.
Gjithashtu, edhe Real Madridi do të luajë të dielën ndeshjen me skuadrën katalunase të Gironas.
Ndryshe, Katalunia ka shpallur pavarësinë në saje të 70 votave pro, dhjetë kundër dhe dy abstenime. /Telegrafi/