Espanyol është duke e monitoruar situatën e sulmuesit të Milanit, Mario Balotelli.
RAC1 ka raportuar se klubi spanjoll është duke e cilësuar Balotellin si njëri nga shënjestrat kryesore.
Oferta e parë drejt tij pritet të jetë rreth 15 milionë euro + bonuset, ndërsa në anën tjetër është thënë se Balotelli nuk e dëshiron largimin nga Italia.
Nëse realizohet ky operacion atëherë pas kampionatit evropian Balo mund t’i bashkohet skuadrës katalonase. /Telegrafi/