Site icon Telegrafi

Kastro Zizos i shfaqet në emision një femër dhe i thotë se pret fëmijë me të (Video)

Xing me Ermalin i ka lënë të gjithë pa fjalë, kur në studio është paraqitur një femër, e cila ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë. Ajo pretendonte se priste binjakë, të cilët ishin të Kastro Zizos.

Diçka e tillë sigurisht që e vuri në pozitë të vështirë këngëtarin, i cili në fakt është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, të lindur nga martesa të ndryshme.

“Duhet të bëjmë analizat se unë nuk jam nga ata që shkoj për një natë”, ka thënë Kastro.

Por, ‘shtatzëna’ këmbënguli duke i kërkuar artistit të paguajë gjithçka, transmeton Xing.

“Dua një rrogë të majme mujore sepse pres binjakë, por dua edhe unë. Dua një makinë që t’i çojë në shkollë dhe para shtesë për kafe dhe cigare”.

Sigurisht, e gjitha ka qenë një shaka e Ermal Mamaqit, ndërsa femra në fjalë ishte thjesht një aktore.

Exit mobile version