Këngëtari Kastro Zizo është shumë i njohur për këngët e tij dhe paraqitjet shpesh herë kontroverse që ka pasur në media.
Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur për planet e tij për të ardhmen.
Ndër të tjerash, Kastro ka përmendur faktin se mendon të kyçet në politikë, duke kandiduar për kryetar bashkie në Përmet.
Ai madje deklaroi hapur se është me të majtët, e ndërsa citoi se nëse kandidon, do të kandidojë nga radhët e LSI-së.
Një gjë e tillë sipas këngëtarit, mbetet vetëm për tu biseduar me drejtuesen e kësaj partie, Monika Kryemadhi.
Kastro tha se nuk sheh asgjë të keqe në kyçjen e artistëve në politikë, kjo pasi ai tha se edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është artist.
Përndryshe, ai së fundmi solli një bashkëpunim me artisten Sue, një këngë të titulluar “Ajo”. /Telegrafi/