Telegrafi

Kastro Zizo rrëfen për luftën e vështirë me alkoolin: Ishte një moment që degradova

Kastro Zizo (Foto: Instagram/kastro_zizo_)

Kastro Zizo nuk e ka fshehur asnjëherë varësinë e tij nga alkooli, madje në disa deklarata publike të mëparshme, ai ka treguar se ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta lënë, por mesa duket nuk ia ka dalë plotësisht mbanë.

I ftuar në E Diell në Top Channel, kantautori ka thënë se tashmë ka arritur ta shmangë këtë ves të keq.

“U bënë pesë muaj që nuk abuzoj më me alkoolin. Ishte një moment që degradova! U zgjova një mëngjes dhe kuptova që më kishte humbur shumë respekti ndaj vetes sime”, ka rrëfyer ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kastro Zizo

Ky vendim i Kastros erdhi edhe si pasojë e reagimit që merrte nga miqtë e tij kur e shihnin të alkoolizuar, por dhe një reflektimi të gjatë me veten.

“Po shkaktoja dhimbje te njerëzit e mi më të afërt apo që doja më shumë dhe i thashë vetes se unë nuk jam kaq i vogël, nuk mund t’ia lejoj një lëngu të më mposhtë”.

“Ndoshta ishte dhe bashkëshortja ime irreale përgjatë shumë viteve, që ka dhënë e ka marrë nga mua, por kur vjen momenti duhet të divorcohesh dhe unë kam një natyrë që nuk e kthej më kokën pas”, ka theksuar Zizo.