Telegrafi

Kastro Zizo publikon fotografi provokuese krah një femre në shtrat

Foto: Kastro Zizo/Instagram

Këngëtari i njohur Kastro Zizo shumë shpejt do të sjellë një këngë të re në bashkëpunim me Robert Berishën dhe Eneda Tarifën.

Xhirimet e këtij klipi kanë përfunduar, gjersa treshja presin vetëm datën e publikimit.

Kastro ndërkohë është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, këngëtari nga Shqipëria vendosi të publikojë një fotografi mjaft provokuese në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estarda Shqiptare

Bëhet fjalë për një imazh ku ai shfaqet i zhveshur në shtrat, teksa pranë tij gjendet një femër së cilës nuk ia zbulon identitetin.

Foto: Kastro Zizo/InstaStory

Kastro ka qenë mjaft i përfolur ndër vite për lidhjen e tij me femra.

Viteve të fundit, ai nuk ka qenë edhe shumë i hapur në jetën e tij private, duke përjashtuar imazhin e fundit që ndau me fansat. /Telegrafi/