Reperi nga Gjilani, Kastro, ka prezantuar projektin më të ri muzikor.
“Hije” mban titullin kënga e re e tij, të cilën po ashtu e ka shoqëruar me një video të veçantë.
Tekstin e ka shkruar vet artisti, kurse për producimin është përkujdesur Florent.
Masterizimin e këngës e ka bërë Nome Ent (Mërgim Veseli), ndërkohë që producent ekzekutiv është Liridon Rexhepi.
Projekti tashmë është i disponueshëm në YouTube dhe reagimet e para të fansave ishin mjaft pozitive.
“Hiti i vitit”, “E ke bërë muzikën shumë shumë të mirë”, “Bravo Kastro”, “Si gjithmonë nuk zhgënjen”, kanë qenë vetëm pak prej komenteve që i janë bërë krahas këngës.
Artisti shqiptar përgjatë vitit të kaluar ka qenë një nga emrat më aktiv e më të zëshëm në estradë. /Telegrafi/