Telegrafi

Kastro publikon këngën e re “Messi”

Kastro (Foto: YouTube)

Reperi i popullarizuar shqiptar, Kastro, ditën e sotme (e diel) ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Messi” mban titullin kënga e tij e re, e cila siç edhe ka emrin ka të bëjë me yllin e Barcelonas, Messi-n.

Tektin e ka shkruar vet artisti, ndërsa për producimin është përkujdesur BO Beatz.

Kastro në klipin e ri (Foto: YouTube)

Projekti është punuar në studion muzikore ‘Rose Music’ në Gjilan, derisa edhe klipi është xhiruar në qytetin e lindjes të reperit.

Videoklipi po ashtu është mjaft i veçantë dhe Kastro vjen me plot stil në secilën paraqitje të tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga tashmë është e disponueshme në kanalin YouTube dhe pritet që të ketë suksesin e merituar nga publiku.

Reperi gjilanas përkundër situatës së krijuar me COVID-19, këtë vit publikoi një sërë projektesh të suksesshme që numërojnë miliona klikimesh në platformat e ndryshme muzikore. /Telegrafi/