Reperi Kastro ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
“Choco” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanreve RnB dhe hip-hop.
Muzika është punuar nga BO Beatz dhe Ditty Beatz, gjersa për tekstin është kujdesur vet Kastro.
“Choco” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin nuk mungojnë skenat me vetura luksoe dhe femra provokuese.
Për anën vizuale të projektit është kujdesur regjisori Enis Nishori.
Kastro përndryshe numëron një varg këngësh të suksesshme, të cilat janë pritur gjithmmonë mirë nga publiku. /Telegrafi/