Reperi nga Gjilani, Kastro, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Çunat” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Projekti duket se është realizuar në qytetin e Gjilanit, marrë parasysh që artisti vjen nga po i njëjti vend.
Kënga, nën drejtimin e Enis Nishorit dhe me producim të Fasti, tashmë është publikuar edhe në platformën YouTube.
Producent ekzkeutiv i këtij projekti ndërkohë është Liridon Rexhepi.
Besohet që edhe kjo prurje e re e reperit të njohur do të pritet mirë nga fansat e publiku.
Kastro tani ka fituar zemrat e të gjithëve dhe numëron fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/