Pavarësisht situatës aktuale në vend, reperi i popullarizuar nga Gjilani, Kastro, nuk po ndalet së punuari në prurje të reja muzikore.
Edhe pse kanë kaluar vetëm dy javë nga kënga e tij e fundit “Ti Amo”, artisti shqiptar tashmë ka sjellë një tjetër projekt mjaft të veçantë, në mënyrë që të argëtojë sa më shumë publikun dhe fansat e tij.
“Kto gjynahe” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Projekti është lansuar në kanalin zyrtar, YouTube dhe me t’u publikuar reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe mjaft pozitive.
Vet artisti qëndron prapa kësaj kënge teksa një rëndësi të madhe i ka kushtuar edhe klipit, në të cilin vjen me një paraqitje tejet atraktive ndonëse i realizuar në karantinë.
Kastro përndryshe numëron projekte të shumta të suksesshme, ndërsa cilësohet si një prej reperëve më të pëlqyer të momentit. /Telegrafi/