Telegrafi

Kastro lanson klipin e këngës “Ti Amo”

Kastro (Foto: Instagram/kastrofficial)

Kastro e ka prezantuar projektin e ri muzikor, të cilin e ka titulluar “Ti Amo”.

Vet artisti qëndron prapa kësaj kënge, ndërsa ‘beat-i’ është bërë nga Young Grape Beats.

Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa videoklipin e ka xhiruar produksioni RoseMusic.

“Ti Amo” është në vazhdën e materialeve të reja muzikore që i ka sjellë në kohët e fundit ylli i zhanrit hip-hop.

Kastro numëron disa projekte muzikore që janë pëlqyer nga publiku, ndërkohë që do të vazhdojë të sjellë këngë të reja në muajt në vijim. /Telegrafi/