Telegrafi

Kastro gati për këngën e re, realizohen xhirimet për këngën ‘Aliena’

Njëri nga rep artistët më të talentuar në vend, Kastro nga Gjilani po vazhdon të punojë në projekte të reja.

Talenti gjilanas i cili pritet të pushtojë estradën, po kryen xhirimet e këngës së tij të re ‘Aliena’.

Menaxheri i këngëtarit, Liridon Rexhepi ka konfirmuar për Telegrafin se së shpejti pritet publikimi i klipit të ri.

Kastriot Aliu i njohur me emrin artistik Kastro, së fundmi publikoi këngën Montata që është pritur mjaftë mirë nga adhuruesit e tij.

Kastro llogaritet si njëri nga reperët më të talentuar në vend dhe pritet të ketë një karrierë mjaftë të suksesshme. /Telegrafi/