Telegrafi

Kastro arrestohet gjatë xhirimeve të klipit, thotë se ka respektuar masat kundër COVID-19

Kastro (Foto: Instagram/Telegrafi)

Reperi me prejardhje nga Gjilani, Kasto, gjatë ditës së sotme (e diel) është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Në disa video të siguruara nga Telegrafi, shihet se reperi gjatë arrestimit ka qenë duke xhiruar klipin e ri të këngës.

Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Kastro ka bërë të ditur se është liruar pas disa orësh, pasi kishte respektuar masat kundër COVID-19.

 

“Unë sot jam arrestuar e u mora në pyetje nga organet kompetente, sepse kam qenë duke xhiruar klipin e ri në mënyra shumë të rregullta, me maska dhe distancë”.

“Por sidoqoftë, pas disa orësh jam liruar. Kështu që për pak ditë shihemi me këngën e re”, ka shkruar ai në mbishkrim.

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që ai është arrestuar gjatë xhirimeve të klipit, pasi në procedurën e këngës “Bem Baba Dem” i ka ndodhur po e njëjta gjë. /Telegrafi/