Telegrafi

Kastriot Tusha rrëfen momentin e sikletshëm kur gazetarja nuk e kishte njohur

Tenori i njohur Kastriot Tusha ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Pasite në Top Channel”.

Ai ka rrëfyer për më të rejat e tij në karrierë, gjersa nuk ka lënë pa diskutuar edhe për disa nga ngjarjet më qesharake që i kanë ndodhur ndër vite.

Kastriot Tusha

E një nga këto ngjarje ishte edhe një intervistë e një viti më parë, kur një gazetare i ishte afruar për t’i marrë një prononcim, por nuk e njihte.

I pyetur në lidhje me këtë, Tusha është përgjigjur me sportivitet duke thënë se gjëra të tilla ndodhin.

“Jo të gjithë duhet të më njohin mua, por kur mbulon një fushë të caktuar duhet të jesh e përgatitur. Të tjera përgjigje kisha në tru e të tjera gjëra thashë. Pati reagime të shumta nga ajo video dhe nuk ishte mirë për vajzën”, ka thënë tenori i njohur.

Ndryshe, Katriot Tusha është tenor mjaft i njohur dhe profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë, gjersa ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve në teatrin e Operas dhe Baletit. /Telegrafi/