Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin, Albin Kurti, akuzoi mazhorancën për mashtrim dhe theksoi se populli nuk është dele
Gjatës seancës së Kuvendit ku po diskutohet që nga mëngjesi për për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriu, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikuar Qeverinë dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Kastrati ka thënë se mazhoranca po tenton të mashtrojë, por, sipas tij, populli nuk është dele.
“E dëgjova këtë diskurs primitiv nga mazhoranca. Këtu ose duhet me konstatu që raporti i DASh-it po rren ose raportin e ka shkruar Qeveria e Mongolisë. Sepse me iu besu këtyre rrenave që s’ka këtu korrupsion që ka investime direkte të huaja mazamakeq. Atëherë krijohet një farë përshtypje që po mendon që jeni duke fol më këto (në duar mbanë një dele lodër). Dele”.
“Qytetarit të Kosovës nuk i ka triumfuar iracionaliteti hala për më u bë dele, ata po ikin se s’ka vende të punës. Martini është aferë korruptive milionëshe, faktet janë në dritën e diellit. Nagip KEK-u është aferë milionëshe. Kontratat njëburimore janë milionëshe. Uji nëntokësor 13 milionë me i fal… Dhe kur thotë (raporti i DASh-it) qeveritarë ja ku janë: këta këtu mbrapa, këta dallojnë mu pa, dallojnë në frizura, në gjatësi por në thelb krejt janë njësoj, krejt janë hajna. Nuk ka këtu kurrfarë dyshimi, sepse këtu janë miliona e miliona”, ka thënë Kastrati, teksa në foltore ka vendosur një dele lodër”, ka shtuar tutje deputeti i PDK-së.