Flamur Kastrati është i pandalshëm në kampionatin norvegjez.
Sulmuesi nga Kosova ka vazhduar me formën e tij të mirë me skuadrën Kristiansund.
Kastrati ishte titullar si gjithmonë për ekipin e tij në ndeshjen ndaj Haugesund në fitoren e madhe 2-1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në pjesën e parë me anë të qendërmbrojtësit Skjerve.
Por tifozët vendas ishin në qetë pasi në fushë kishin idhullin e tyre Flamur Kastrati.
Pankarta ‘No Kastrati, no party’, ishte e pranishme përsëri në tribuna ndërsa Kastrati i falënderoi përsëri në mënyrën më të mirë të mundshme me gol.
Në minutën e 59-të, sulmuesi nga Deçani shënoi për ta barazuar rezultatin në 1-1.
26-vjeçari ndaj Haugesundit shënoi golin e shtatë në kampionat, ku ka bërë edhe katër asistime.
Golin e fitores për vendasit e shënoi mesfushori tjetër nga Kosova, Liridon Kalludra 15 minuta para fundit të ndeshjes.
Kastrati çuditërisht nuk është ftuar që një kohë nga Përfaqësuesja e Kosovës edhe pse ka kaluar nëpër një formë të mirë.
Mbetet të shihet nëse përzgjedhësi Bernard Challandes është duke përcjellë lojtarin më në formë nga Kosova për ta ftuar për ndeshjet e tetorit ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-l5F4P4d9_I