Ish-komandanti serb Ratko Mladiq, me nofkën “kasapi i Bosnjës”, po përballet me ditën e fundit në gjykatë, ku do të dëgjojë gjykimin mbi apelin e tij kundër dënimit të tij për gjenocid, krime lufte, dhe krime kundër njerëzimit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 26 vjet pas masakrës së Srebrenicës, Mladiq, 78-vjeçar, do të paraqitet të martën në gjykatën penale ndërkombëtare të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për ish-Jugosllavinë në Hagë, për ato që pritet të bëhet më shumë se një orë aktvendimesh.
Pesë gjykatës do të paraqesin përfundimet e tyre mbi 10 vepra penale – që përfshijnë shfarosjen, transferimet me forcë, marrjen e pengjeve dhe sulmet e paligjshme ndaj civilëve – për të cilat atij iu caktua një dënim i përjetshëm në vitin 2017.
Gjykata gjithashtu do të vendosë mbi kërkesën e prokurorit të Kombeve të Bashkuara, Serge Brammertz, për një akuzë të mëtejshme për gjenocid që do të shtohet në listën e dënimeve.
Ky do të jetë vendimi përfundimtar i gjykatës, pa mundësi ankese të mëtejshme.
Rezultati i seancës dëgjimore mbetet i pasigurt, edhe pse Mladiq nuk ka shumë gjasa të lirohet. Kjo do të kërkonte që tre nga gjyqtarët ta lirojnë atë nga të gjitha akuzat. /Telegrafi/