Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka bërë prezantimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e bulevardit “Bllagoja Toska”, gjegjësisht rrugës nga kazerma e ushtrisë deri në fshatin Poroj, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kasami tha se sot punimet për ndërtimin e kësaj rruge do të përfundojnë sipas afateve të parashikuara në planin urbanistik.
Kasami gjithashtu tha se janë zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet për shpronësimin në pjesën ku do të ndërtohet rruga.
Kasami, i pyetur për ndërtimin e stadiumit të qyteti, tha se shumë shpejtë do të fillojnë punimet dhe të nënshkruhet marrëveshja me kompaninë fituese të tenderit.
“Jemi në rrugë të mbarë që të nisim shumë shpejtë të nisin punimet me realizimin e ndërtimin e stadiumit të qytetit. Besoj se janë procedurat e fundit në drejtim të harmonizimit të kontratës me kompaninë që ka fituar tenderin për realizimin e projektit”, tha Kasami.
Kasami foli edhe për menaxhimin e shkollave fillore dhe të mesme, nga ku i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që të sigurojë librat për nxënësit./Telegrafi/