Olympiacosi ka fituar Superligën e Greqisë për herë të 43-të në histori të klubit, pas fitores prej 3-0 ndaj Verias.
Kampioni siguroi titullin matematikisht gjashtë javë para fundit.
Olympiacosi tani ka 67 pikë në tabelë, 21 para AEK-ut që është i dyti.
Kjo është hera e gjashtë radhazi që ky klub shpallet kampion dhe e 18-ta në 20 sezonet e fundit.
Këtij triumfi natyrisht se i bashkohet edhe futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, i cili e ka shijuar për herë të dytë titullin e kampionit, pas atij në sezonin e kaluar.
Mesfushori që e përfaqëson Zvicrën luan te klubi grek që nga viti 2014 kur u transferua nga Fulhami. /Telegrafi/