Telegrafi

Kasami shënon gol të bukur ndaj Grasshoppersit (Video)

Pajtim Kasami ka shënuar gol të bukur në ndeshjen e sotme të Superligës Zvicerane të skuadrës së tij Sionit ndaj Grasshoppersit.

Mesfushori me prejardhje shqiptare u transferua në javën e fundit të afatit kalimtar veror tek skuadra e Sionit, aty ku trajner është ish-ndihmësi i Gianni De Biasit, Paolo Tramezzani.

Lexo po ashtu Përfundon afati kalimtar veror, këto janë 35 transferimet e futbollistëve shqiptarë nëpër botë (Foto)

Kasami është bërë menjëherë pjesë përbërëse e formacionit titullar të skuadrës së bashku me Ermir Lenjanin dhe Burim Kukelin.

Pas një asistimi që e bëri ndeshjen e kaluar, Kasami shpejt ka shënuar edhe golin e parë në humbjen 3-2 ndaj Grasshoppersit.

Ky ishte goli i parë i Kasamit me fanellën e Sionit këtë sezon, teksa ka bërë edhe një asistim. /Telegrafi/