Pajtim Kasami ka disa muaj që ka mbetur futbollist i lirë pas largimit nga gjiganti zviceran Basel.
Mesfushori shqiptar do të rikthehet në elitën e futbollit grek pas disa viteve të kaluara në vendlindjen e tij Zvicër.
30-vjeçari ka arritur marrëveshje me gjigantin grek Olympiacos ku pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme.
One more for Olympiacos. Done deal for Pajtim Kasami who joins as free agent, medical completed as Kasami already landed in Greece few hours ago. 🚨⚪️🔴 #transfers
James Rodriguez, Bakambu, Kasami and Samassekou for Olympiacos, confirmed and here we go. pic.twitter.com/aBpk6Dlvju
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 15, 2022
Kasami i ka kryer testet mjekësore ditën e enjte në Athinë, derisa sot është koha e zyrtarizimit dhe prezantimit të tij si futbollist i Olympiacos.
Kjo është hera e dytë që Kasami do të jetë në futbollin grek, pasi ai edhe më parë ka veshur fanellën e Olympiacos.
Ish-reprezentuesi zviceran ka qenë pjesë e gjigantit grek nga viti 2014 deri më 2017, përjashto një sezon ku ishte i huazuar te Nottingham Forest.
Olympiacos ka bërë afrime të bujshme, pasi ka siguruar edhe shërbimet e Marcelos nga Real Madrid dhe James Rodriguez.
/Telegrafi/