Site icon Telegrafi

Kasami pret Kurtin: Mirë se erdhe në Tetovën dardane kryeministër

Kryetari i Komunës së Tetovës njëherit edhe kryetar i Lëvizje Besa priti në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

Bilalli theksoi se në takim kanë diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit në rrafshin lokal, me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës.

“Lidhja jonë është shpirtërore dhe ne këtë e kemi dëshmuar me bashkëpunimet e deritanishme. Poashtu biseduam edhe për situatën politike në vend si dhe rreth zhvillimeve të fundit. Turizmi malor është një mundësi tejet e mirë për t’u afruar Tetova dhe Prizreni dhe ne mbetemi të angazhuar që të ofrojmë mundësinë që qytetarët tanë lirshëm të qarkullojnë nëpërmjet projekteve të përbashkëta zhvillimore”, shkruan Kasami.

Ai shton se kryeministrit Albin Kurti i ka dhuruar pikturën e cila simbolizon dëshminë e vuajtjeve të dikurshme të popullit shqiptar nga Prizreni dhe Tetova.

“Sot, jemi shumë më mirë se dje, po punojmë që e nesërmja të na gjejë me investime kapitale dhe projekte kombëtare”, shkruan mes tjerash Kasami.

Ndryshe, më herët kryeministri Albin Kurti ishte në përurimin e rrugës Adem Demaçi në Çair të Shkupit ku u prit nga kryetari i Çairit, Visar Ganiu dhe nga disa figura politike të vendit./Telegrafi/

Exit mobile version