Një orë ka zgjatur takimi mes Zoran Zaevit dhe Bilall Kasaimt. Pas takimit, Kasami deklaroi se gjatë takimit kanë biseduar për zhbllokimin e institucioneve dhe rikthimin e Maqedonisë drejt rrugës së BE-së dhe NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai gjithashtu tha se kontaktet mes partive do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa për më shumë detaje tha se do të njofojnë nga komunikata e Lëvizjes Besa./Telegrafi/