Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka qenë i ftuar në emisionin ‘200’ për të komentuar politikën dhe matematikat e partive pas zgjedhjeve për të krijuar qeveri të re, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Nuk do të pranojmë bashkëqeverisje me njerëz si Nikolla Gruevski që janë nën hetim të Prokurorisë Speciale Publike. Do të kërkojmë që partitë të pastrohen nga zyrtarë të dyshuar për krim.” tha mes tjerash Kasami.
Kasami gjithashtu tha se për Lëvizjen Besa qeveria nuk është qëllimi kryesor. ”Ne nuk jemi në politikë për të hyrë në qeveri por për të ndryshuar realitetin e qytetarëve.” u shpreh Kasami./Telegrafi/